10.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Sherr” për kreun e SPAK? Rama përqafohet me Yuri Kim dhe e ul krah Lindës

    Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në darkën tradicionale të fundvitit mblodhi ministrat e kabinetit dhe përfaqësuesit e trupës diplomatike në Shqipëri.

    Në këtë mbrëmje nuk kishte si të mungonte as ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim.

    Ndonëse gjatë ditëve të fundit po flitet për një “krisje” mes saj dhe kryeministrit, për shkak të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, në pamjet e publikuara shohim se ambasadorja Kim është pritur me përzemërsi nga Rama.

    Më pas Yuri Kim është pozicionuar krah bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës.

    Ndërkohë gjatë fjalës së tij në këtë darkë Rama ka renditur disa nga sukseset që Shqipëria ka arritur sipas tij në arenën ndërkombëtare, nga çelja e negociatave për anëtarësim në BE, te përfaqësimi në nivelet më të larta në OKB dhe organizimi i Samitit të BE-së në Tiranë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit