26.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Sherri” Bleona-Evi Kokalari tani bëhet serioz :)

    Konflikti mes këngëtares së njohur, Bleona Qereti dhe aktivistes Evi Kokalari ka marrë një kthesë të papritur. Avokati i këngëtares, Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Kokalarit, ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij.

    Kasowitz shkruan se ndaj Qeretit janë bërë deklarata të shumta që sipas tij janë të rreme, keqdashëse dhe shpifëse.

    Ai shton se këto deklarata kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit, teksa thekson se nëse nuk ndalen akuzat do të nisin një proces gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

    Letra e plotë

    E nderuara zonja Kokalari:

    Përfaqësoj znj. Bleona Qereti.

    Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit.

    Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti.

    Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush.

    Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë.

    Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz

     

    Kokalari në telashe me drejtësinë amerikane? Paralajmërimi:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit