15.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sherri për tasin e proshutës, detajet tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë: Kolegu i vet e qëlloi disa herë në sy të klientëve

    Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari.

    Burime për A2 bëjnë me dije se autori dhe viktima ishin të dy punonjës në lokal, picierë të dy, njëri kryesori (viktima) tjetri ndihmës (autori).

    Ata mësohet se kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën. Debati ka nisur për tasin e proshutës.

    Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar. Krimi ka ndodhur në mes të lokalit në sy të shumë klientëve.

    Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen.

    Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi ai nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit