Për të dytën seancë me radhë, Sali Berisha ka zaptuar foltoren e Kuvendit dhe nuk e lëshon atë.
Kjo ka bërë që seanca të ndërpritet.
Ai pastaj është future live në FB, ndërsa nga foltorja replikonte me deputetët e PS-së.
Por duke qenë se mosha dhe mëndja po e lënë, kur iu përgjigjej deputetëve të PS, pyeste Flamur Nokën se me kë po replikonte.
Berisha: Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën.
(Deputetet e PS flasin nga vendi)
Berisha: Kush është ai, si e ka emrin?
Noka: Toni Gogu
Berisha: Avokati i Taulantit bëhesh ti eee
Pra ky është një tmerr, ky është një frikë që keni nga fjala e vërtetë./ Sot po kryeni krimin më të madh në histori, vjedhjen e pronës publike dhe bëni avokatin e një person që
(Blerina Gjylameti flet nga vendi)
Berisha: Kush është kjo?
Noka: Gjylameti…
Berisha: Blerina….ky ka frikë, ky është burracak. Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi.
***
Shalsi, sa apartamente të humbën kur ishe në bashki.