13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Sheshi u lirua” – Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë

    Lëvizja “Shqipëria Bëhet” me drejtues Adriatik Lapajn, i ka dhënë fund këtë të martë protestës para Kryeministrisë, e cila zgjati për më shumë se tre muaj.

    Vendimi është komunikuar përmes një postimi në rrjetet sociale aktivistja Edona Haklaj shkruan se:

    “Ata që u ankuan për sheshin e “zaptuar”, për hapësirën publike që ju dukej e zënë nga ne, sot mund ta shijojnë qetësinë që kërkonin…Sheshin e keni të lirë, por ju vetë a jeni të tillë?”

    Në shenjë simbolike aktivistët e “Shqipëria Bëhet” kanë përmbysur karrigen te shkallët e godinës së shefit të ekzekutivit.

    Gjatë protestës së “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, të nisur që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, nuk kanë munguar momentet e tensionit apo përplasjet me policinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit