Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta.
Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 për qind e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.
Barometri i Ballkanit gjeti se 44 për qind e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 për qind e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.
Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18 për qind të popullsisë së Shqipërisë (nga 14 për qind në 2020).
Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.
Vetëm 10 për qind e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.
Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91 për qind të të anketuarve.
58 për qind e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39 për qind të cilët e kanë të pamundur.
Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29 për qind të qytetarëve, ndërsa 23 për qind nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.
21 për qind kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18 për qind i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34 për qind të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64 për qind nuk e konsideronin është problem.
Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13 për qind e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12 për qind nuk mund të përballonin furnizimet bazë. pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.
Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79 për qind) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.
Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87 për qind të popullsisë, ndërsa 12 për qind e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39 për qind e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.
Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19 për qind nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.
83 për qind mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88 për qind) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit. Ngjashëm me fqinjët e saj, 44 për qind e serbëve ka vështirësi me pushimet.