17.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shitet koncesioni i aeroportit të Vlorës – Behgjet Pacolli blen aksionet e turqve

    Kompania Mabco Constructions, e biznesemeni Behgjet Pacolli, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4 450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke, që ishte pjesë e konsorciumit fitues.

    Marrëveshja me turqit e “YDA INSAAT SANAYI VE TICARET”, që zotëronin 40% të kuotave është nënshkruar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në fund të vitit që lamë pas. 2% e aksioneve do të vijojnë të mbahen nga kompani tjetër, që rezultoi fituese ghatë garës së partenritetit public privat A2 Group.

    Objekt i kontratës është projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja e më pas transferimi i kësaj vepre aeroportuale tek insitutcionet shtetërore. Ndërkohë që, sikurse është bërë e ditur kohëzgjatja e koncesionit do të jetë për një periudhë 35-vjeçare, teksa oferta e shpallur fituese ishte 104 mln euro.

    Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se Aeroporti i Munihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. “Konsorsiumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut , i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil”, – komnetoi Balluku.

    Gjithsesi, vepra është kontestuar më herët nga 36 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, që i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për shkak të pozicionimit të tij në zonën e mbrojtur të Vjosë –Nartës. Po ashtu, edhe Konventa e Bernës ka kërkuar ndalimin e punimeve, teksa një padi është depozituar në gjykatë nga organizatat e shoqërisë civile.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit