7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Shkarkimi i Gledis Nanos është i mjaftueshëm”, gazetarët – Bledi Çuçit: Po ti or zotëri, nuk ke përgjegjësi si ministër?

    Edi Rama vendosi sot që të shkarkonte Gledis Nanon nga posti i drejtorit të policisë së shtetit me argumentin se nuk ka plotësuar objektivat për rendin dhe sigurinë.

    “Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të policisë që lidhet me mos përmbushje të objektivave që kishim vendosur.

    Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fundit, që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe menaxhim efikas. Për momentin detyrat do i ushtrojë n/drejtori i policisë”, tha ministri Bledi Çuçi.

    Por a do ta zgjidhë problemin ndryshimi i emrit? “Puna do të jetë e gjithanshme. Këto kanë qenë një nga arsyet kryesore, që policia dhe drejtuesi kërkon një reagim më të fortë dhe menaxhim më efikas”, tha ai.

    Gazetarët e pyetën ministrin nëse ndjente përgjegjësi për nivelin e kriminalitetit dhe ngjarjet e fundit, apo fajin e kishte vetëm drejtori?

    “Pa diskutim ka shkallë përgjegjësie. Deri tani qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit përmes shkarkimit të drejtorit është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit