25.5 C
Tirana
E enjte, 11 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, Rama shkeli ligjin për vetëqeverisjen vendore?!

    Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Asamblesë së Partisë Socialiste se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar sipas tij në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, do të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak. “Përfaqësuesit në Këshill duhet të vëne në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryetarit aktual për shkak të mos paraqitjes në detyrë”, tha Rama, i cili pohoi se kuadri ligjor nuk është fort mirë i rregulluar.

    Në fakt, kryeministri gaboi shumë rëndë, pasi qeveria dhe deputetët e tij kanë votuar në vitin 2015 ligjin për “vetëqeverisjen vendore”, një ligj që kaloi me 3 të 5 e Parlamentit dhe pa votën e mazhorancës as duhet të ishte miratuar. Në këtë ligj është përcaktuar mjaft qartë se shkarimi i kryetarëve të bashkisë bëhet me “vendim të Këshillit të Ministrave”!

     

    Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, Rama shkeli ligjin për

    Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, i miratuar nga “Rama 1” në vitin 2015

     

    Dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur në pushtet, Parlamenti votoi ligjin me numër 139 të vitit 2015. Në nenin 62 është shkruar mjaft qartë për mënyrën se si shkarkohet kryetari i bashkisë;

    “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
    a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

    b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

    c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

    Në të gjitha rastet, shkarkimi vjen nga firma e Kryeministrit Rama, ose e vartësve të tij dhe jo të Këshillit Bashkiak. Ngulmimi që shkarkimi të vijë nga Këshilli është një urdhër i prerë, i cili pritet të vihet në zbatim në ditët e ardhshme me shpejtësi, për t’i hapur rrugë klaneve të tjera brenda PS-së që të marrin kontrollin e bashkisë më të madhe në vend.

    Në fakt, Manastirliu i ka shtrirë me kohë “tentakulat” e saj në bashki, ku sëbashku me zv.kryeministren ka marrë “frerët” e drejtimit, pavarësisht se në “krye” qendron Anduela Ristani. Madje, përplasja e Manastirliut me Ristanin ndodhi edhe publikisht, duke qenë se kandidatja e Ramës i shkarkoi motrën nga Politekniku.

     

    Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, Rama shkeli ligjin për

     

    Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, Rama shkeli ligjin për

    Neni 61 i ligjit për vetëqeverisjen vendore

    Ndërkohë, në nenin 61 të të njëjtit ligj përcaktohet edhe “përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të bashkisë”. Sipas tij, mandati i përfundon përpara afatit në rastet kur nuk pranon të bëjë betimin apo jep dorëheqjen. Veliaj nuk e ka dhënë dorëheqjen, duke këmbëngulur, ashtu si edhe Rama, te pafajësia dhe se është një i burgosur pa fakte.

    Fjalimi i Ramës më shumë ishte si një goditje e drejtpërdrejtë për Veliajn, duke urdhëruar edhe mekanizmin e shkarkimit. Në këtë nen përcaktohet se “në rastin kur vendi i kryetarit të bashkisë mbetet vakant gjatë 6 muajve të fundit të mandatit të tij, këshilli përkatës zgjedh nga radhët e veta një kryetar të ri me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, i cili ushtron funksionet deri në përfundim të mandatit”.

    Pra, nëse nuk paraqitet për 6 muaj, zgjidhet një kryetar i ri nga Këshilli deri në përfundim të mandatit. Rama “urdhëroi” zgjedhje, çka do të thotë se nëse ka zbatuar dispozitat e nenit 61, ai s’duhet të bëjë zgjedhje por emërim. Nëse ka zbatuar dispozitat e nenit 62, ai duhet të firmosë vetë shkarkimin. A ka guxim për të vepruar?!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit