Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk janë zbardhur detajet apo arsyet e paraqitjes në SPAK.
Emri i Shkëlzen Berishës lidhet me dy çëshje që po hetohen aktualisht nga SPAK, siç janë çështja e Kompleksit Partizani dhe çështja Gërdeci.
Burimet bëjnë me dije se Shkëlzen Berisha këtë radhë është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.