1.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shkëlzeni shkarkon kryeredaktorin e portalit të vet, pse ka shok gazetarin armik të familjes Berisha

    Nga Adriatik Doçi

    Vlerësova të denoncoj sot shkarkimin arbitrar dhe paranojak të kryeredaktorit të portalit Syri.net, Leonard Quku nga ‘mënga e zezë’ e Shkëlzenit, Gaz Spahija, me motivacionin formal dhe banal se mungon në punë si dhe me motivacionin verbal se mban kontakte me gazetarë, të cilët Familja Berisha i konsideron armiq të saj.

    Spahija ka qenë drejtor Tatimesh i Familjes Berisha deri në vitin 2013. Pasi Familja bleu Syri TV dhe Syri.net për 100 mijë lekë përmes Çim Pekës si pronar në letra, caktoi Spahinë si administrator.

    Gjatë 10 viteve të fundit, shumë ish drejtorë të lakuar për afera dhe  pasuri të pajustifikuara, janë katapultuar në media, në pozicione drejtuese, duke vendosur kësisoj edhe për shkarkime dhe ‘internime’ gazetarësh. Ky zhvillim negativ në media po kalon në heshtje.

    Duke i kërkuar ndjesë gazetarit Leonard Quku për këtë reagim pa miratimin e tij, shkarkimi tregon se mentaliteti i Familjes Berisha në raport median nuk ka ndryshuar, duke i ndarë gazetarët në berishistë fanatikë dhe armiq, duke i konsideruar si një sëmundje apo devijim gazetarët kritikë dhe që nuk komandohen.

    Në vend që të reflektonte në pleqëri për krimet ndaj medias kur ishte në pushtet, si djegien e gazetës Koha Jonë dhe Tema, masakrimin gazetarit Bardhok Lala, përndjekjen e gazetarit Carlo Bollino, burgosjen e gazetarit Gjergj Zefi etj., Berisha vijon avazin e vjetër, përmes mashës së tij, Gaz Spahisë, por edhe vetë personalisht me akuza dhe sulme ndaj gazetarëve që kanë ekspozuar aferat e Familjes së tij.

    Ç’është e vërteta, Leonard Quku është një gazetar i atashuar pranë Partisë Demokratike prej 15 vitesh. Deri kur Berisha shpalli Bashën armik në shtator 2021, Quku etiketohej si bashist. Pas shtatorit 2021, u angazhua pranë Foltores. Madje Berisha e zgjodhi në zyrën e shtypit deri kur erdhi Alfred Lela.

    Por, Leonard Quku nuk bën pjesë tek gazetarët me vila te Kodra e Diellit, në Gjirin e Lalzit, në Palsë apo Rolling Hills. Leonard Quku nuk është shfaqur kurrë duke pirë puro dhe ngrënë karkaleca me ish ministra të korruptuar, nuk e ka marrë asnjë pushtetar në charter, nuk ka televizion me para gjobash, as aksione, as makinë luksoze, as orë të shtrenjtë dhe as apartament luksoz.

    Leonard Quku jeton me qira dhe ka një kredi, ashtu si shumica e gazetarëve. Përpos etiketimit si pjesë e një televizioni dhe portali dezinformimi, lajmesh të rreme me porosi dhe me një dosje pastrimi parash në Prokurori, Leonard Quku mori si ‘shpërblim’ edhe shkarkimin si armik i kamufluar i Familjes Berisha

    Ditët e fundit, ka pasur një valë reagimesh pas një pretendimi, sipas të cilit kryebashkiaku Erion Veliaj ka vënë nën presion gazetaren Ola Xama, duke e quajtur ‘vrasëse me kontratë’, pas një shkrimi kritik ndaj tij.

    I ashpër ishte edhe reagimi i PD-së së Berishës, ku mes të tjerash thuhej se “Partia Demokratike reagon me shqetësim dhe e dënon me forcë fushatën shantazhuese dhe intimiduese të kryebashkiakut Veliaj kundër gazetares së lirë Ola Xama dhe kundër të gjithë reporterëve të guximshëm që denoncojnë abuzimet e tij dhe të pushtetit”.

    Reagimi hipokrit vjen disa javë pasi i besuari i Berishës në krye të Syri Tv k8shte shkarkuar pa asnjë provë gazetarin Leonard Quku, nën paranojat se po komplotonte kundër familjes Berisha, meqenëse kishte kontakte me gazetarë armiq.

    Fatmirësisht marrëdhënia e punës për Ola Xamën nuk është cënuar, ndërsa Leonard Quku është hedhur në rrugë si armik. Nesër të njëjtin fat mund të kenë edhe kolegët e tij tek Syri i Familjes. Madje imunitet nuk ka as vetëm Çim Peka, edhe pse është pronar në letra.

    Ftoj Leonard Qukun, një gazetarë i palodhur dhe fjalëpakë, të rrëfejë të gjitha poshtërsitë brenda mureve të Syrit, sidomos pas shtatorit 2021, ku janë fabrikuar dhe hedhur në publik shumë fake news kundër Lulzim Bashës, mbështetësve të tij dhe si zakonisht kundër kundërshtarëve politikë të Sali Berishës, ish ambasadores amerikane Yuri Kim, biznesmenëve, gazetarëve dhe muajt e fundit kundër Erion Veliajt.

    Mund të jetë një imazh i teksti

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit