A ekzistojnë ende martesat me mblesëri?
Enver Dojaka, mblesërinë e ka kthyer në profesion.
Z. Dojaka rrëfen se këtë profesion e ka nisur si fillestar e më pas ka mësuar më shumë gjëra në odat e më të vjetërve ku diskutoheshin çështjet mblesërore.
Ai thotë se për 20 vite si mblesëtar ka bashkuar 330 çifte.
“Në odat e miqve dëgjonim si u martua filanja apo filani. Kam 20 vite që bëj këtë punë dhe ka shkuar deri në 330 raste. 90 % e rasteve kanë krijuar familje” tregon Dojaku për Ora News.
Djemtë kur duhet të martohen?
Shprehet për moshën ideale të djemve dhe të vajzave në lidhje me martesën, të cilën e kufizon nga mosha 18-24 vjec, pasi në traditën shqiptare është e rrënjësur lindja e shumë fëmijëve sipas z. Dojaka prandaj sa më i ri të jesh aq më shumë ke mundësi të zgjerosh familjen.
Në moshën 18 vjeçare deri 24 vjeç është mosha më e mirë për djemtë si në Shqipëri e Kosovë. Kosova ka pasur nevoje te ketë sa më shumë banorë, e tradita e shqiptarit është të kesh fëmijë sa më shumë”
Arjoni na ka ngelur në derë s e kemi martuar akoma? – Ngacmon Arjola.
Dojaka: Tani është kohë moderne. Në pyetje është shkolla, fakulteti. Krejt shqiptarëve deri në Çamëri. Familja e djalit kërkon të gjendet një vajzë nga një familje e mirë, punëtore, e sjellshme dhe ka moral. Nuk ka dallim me zona por të flasë shqip”
Dojaku thote se ka nisur të bjerë numri i kerkesave pasi vajzat po insistojnë vetëm në Europë por Europa s’po i zë krejt e unë do i jepja një këshillë si fillim të martohen e më pas të shkojnë në Europë. Se pa u ba nuse s’ke ku shkon”
Vetem kete vit ka bashkuar 7 çifte dhe ka një kërkesë nga Berati. “Një profesor i gjuhës angleze kërkon vajzë të meçme nëse ka ndonjë vajzë të interesuar të më telefonojë”
I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu nga cili vend kërkojnë më shumë mblesëri, Z. Enver Dojaka rrëfeu se më shumë e kërkojnë shërbimin e mblesërisë, për djemtë dhe vajzat e zonave rurale e gjithnjë e më pak të rinjtë në qytet. Për më tepër, mbleseri Dojaka u shpreh se edhe nga diaspora kanë dashur të gjejnë partnerin përmes shërbimit të tij. Facebook-u është rrjeti social ku më së shumti e kontaktojë për këtë shërbim.