Shqiptari Kevin Sekniqi është përzgjedhur në listën e “Forbes” si një nga 30 personat nën 30 vjeç me sukses në fushën financiare e të zhvillimit ekonomik.
I riu nga Shkodra është i njohur si bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, ai shkruan Forbes ka luajtur një rol kyç në krijim e Avalanche, një blockchain (sistem me transaksione kriptomonedhash).
Tashmë ky sistem numëron mbi 3 milion përdorues teksa ka monedhën e saj virtuale AVAX, një kriptomonedhë me vlerë 4 miliard dollarë në treg, shkruan Forbes.
Ky është rasti i të rinjve shqiptarë në mbarë botën që jo vetëm studiojnë dhe formohen profesionalisht jashtë vendit, por arrijnë një sukses për të cilin ndihemi krenar.