5.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shkrimi i rrallë i revistës franceze më 1880: Shqiptarët, raca më e bukur në të gjithë Turqinë

    Nga Ilir Ikonomi

    Një revistë franceze e qershorit 1880, boton këto dy gravura shqiptarësh, shoqëruar me një shkrim të rrallë. Është interesante se si na shihnin të huajt në atë kohë, e kam fjalën nga ana fizike. Zgjodha këtë pjesë:

    Shqiptarët janë një nga racat më të bukura, ndoshta më e bukura në të gjithë Turqinë. Ata janë më të afërt me grekët sesa me sllavët dhe të kujtojnë tipet më të bukura të malësorëve zviceranë për nga fytyra ovale, hunda e gjatë dhe e hollë, trupi më tepër hollak se i shëndoshë dhe format elegante. Shqiptari ka cilësitë fizike të zviceranëve dhe tirolezëve.

    Njëlloj si ata, ai është një këmbësor i guximshëm, u ngjitet maleve porsi dhitë, me pushkën mbi supe por, në ndryshim prej tyre, ai ka një gjallëri e një gaz prej jugorësh që i shtohen mprehtësisë së tij të jashtëzakonshme, e cila të bie menjëherë në sy.

    Ashtu si grekët, shqiptarët dallohen si njerëz që e marrin jetetën me gëzim, ashtu si u vjen. Krenaria kombëtare shfaqet te çdo fjalë e tyre, te gjestet, madje edhe tek ecja e tyre e lehtë dhe herë-herë teatrale.

    (Le Journal de la jeunesse : nouveau recueil hebdomadaire illustré, 13.6.1880).

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit