11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shokët e Luizit: Zhaklina e ka ofenduar shumë Luizin, e ka personale me të

    Janë bërë virale debatet mes opinionistes së ‘Big Brother VIP’ Zhaklin Lekatari dhe banorit më të dashur për publikun, Luiz Ejlli.

    Ndonëse Zhaklin dikur ka folur me superlativa për Luizin, ajo ka reaguar ashpër pas lojës së tij me Kiarën, moment të cilin ajo e ka konsideruar si dhunë dhe Luizin dhunues.

    Dy javë pas atij momenti të vështirë për çiftin Luiz-Kiara, kanë reaguar dy shokët e fëmijërisë së këngëtarit.

    Joni dhe Mario, së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku ‘Glamour Zone’, ku kanë shprehur me nota ironie mendimin që kanë për opinionisten Zhaklin Lekatari.

    Ester Bylyku: Çfarë mendimi keni për opinionisten Zhaklinë Lekatari?

    Miqtë e Luizit: Ajo nuk është opinioniste, por Opjoniste.

    Ester Bylyku: Pse mendon kështu? Më thuaj këndvështrimin tënd si shok i Luizit

    Miqtë e Luizit: Ajo e ka ofenduar shumë Luizin me atë fjalë që ka thënë ‘Zoti Dhunues’. Unë këtu e mbyll, nuk kam çfarë them më shumë për të. Opinionistja edhe nëse e ka ndërmend atë fjalë, duhet ta përdor më me lezet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit