21.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shoku i saj i fëmijërisë vdes në aksident rrugor, përlotet Sara Gjordeni: Rrëfen historinë e tij të dashurisë, la vajzën vetëm dy vjeç!!

    Një aksident tragjik rrugor në qytetin e Beratit i ka marrë jetën të riut Ornel Caushaj, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familja, miqtë dhe gjithë komuniteti. Lajmi i rëndë ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale, mes tyre edhe nga personazhe të njohur.

    Një nga reagimet më prekëse erdhi nga Sara Gjordeni, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj kujtimet dhe dhimbjen për humbjen e mikut të fëmijërisë, duke e cilësuar atë një goditje të rëndë dhe të pabesueshme.

    Një histori dashurie që nisi në shkollë

    Sara kujtoi lidhjen mes Ornelit dhe Sindit, bashkëshortes së tij, të cilët njiheshin dhe ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë, dhe dashurinë e tyre e vulosën me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, sot vetëm dy vjeç. “Ajo ishte lumturia e tyre më e madhe,” shkroi Sara, duke përmendur se kishte qenë gjithmonë dëshmitare e forcës së kësaj lidhjeje që i shoqëronte që nga fëmijëria.

    Me fjalë të ndjera, ajo rrëfeu tronditjen e momentit kur mori lajmin:
    “Vetëm pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! S’do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, asnjëherë…”

    Akuzë për gjendjen e rrugëve

    Në mesazhin e saj, Gjordeni nuk nguroi të shprehë edhe indinjatën për gjendjen e rrugëve, duke akuzuar pushtetin lokal për mungesë mirëmbajtjeje dhe investimesh që, sipas saj, shpeshherë i kthejnë rrugët në kurthe vdekjeprurëse për qytetarët.

    Ajo reagoi edhe ndaj paragjykimeve që shpesh shoqërojnë tragjedi të tilla, duke theksuar se Orneli dhe Sindi nuk ishin shoferë të pakujdesshëm, por prindër të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, që jetonin për vajzën e tyre të vogël.

    “Është një thirrje për të mos harruar se jeta është e brishtë, dhe se çdo moment pranë të dashurve tanë duhet vlerësuar,” shkroi Sara.

    Kjo ngjarje e rëndë mbetet një plagë e hapur për familjen Caushaj dhe të gjithë ata që e njohën Orneli. Ngushëllime të sinqerta për Sindin, vogëlushen e tyre dhe të gjithë miqtë e afërm që po kalojnë këtë dhimbje të pamatë.

    Shoku i saj i fëmijërisë vdes në aksident rrugor,
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit