4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shorti i Botërorit përplas gjigandët e Spanjës dhe Gjermanisë në një grup, shqiptarët e Zvicrës sfidojnë Serbinë

    Gjermania dhe Spanja janë dy prej gjigantëve të futbollit europian që do të përballen që në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar. Në shortin e hedhur këtë të premte, dy skuadrat u pozicionuan në grupin E.

    Ndërkohë, shqiptarët e Zvicrës do të duhet të përballen në grupe me Serbinë, në një përsëritje të sfidës së Botërorit 2018, por edhe me Brazilin e Neymar.

    Sfidë me tone të larta politike do të jetë ajo mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat u vendosën nga goglat në grupin B, bashkë me Anglinë.

    Grupi A: Katar, Hollanda, Senegali, Ekuador

    Grupi B: Anglia, Amerika, Iran, Uells ose Skoci/Ukrainë

    Grupi C: Argjentina, Meksikë, Poloni, Arabia Saudite

    Grupi D: Francë, Danimarkë, Tunizi, Kosta Rika/ Zeland e Re

    Grupi E: Spanja, Gjermani, Japoni, Peru ose Australia/Emiratet e Bashkuara

    Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Maroku, Kanada

    Grupi G: Brazil, Zvicrën, Serbi, Kameruni

    Grupi H: Portugali, Uruguaji, Korea e Jugut, Gana

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit