17.5 C
Tirana
E hënë, 14 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Show parlamentar!

    Nga Jona Dervishi

    Çdo seancë plenare tashmë është kthyer në një sagë qesharake, madje madje më shumë se qesharake, në thelb është për të qarë se ku ka katandisur Parlamenti shqiptar!

    Vendi ku, tërë Shqiperia mban sytë, foltorja ku duheshin diskutuar e debatuar për 1001 problematika që në vendin tonë nuk mungojnë.

    Të shohësh karriget përmbys nga ana e opozitës lë për të dëshiruar, njejtë sikur të jenë të bahçes së shtëpisë e jo karriget e mandatit të dhënë nga votat e popullit.

    Një turli njerëzish egoistë, injorantë e sharlatanë të cilët zihen e grihen si femijët e lagjeve në moshën e pubertetit.

    Ndërkohë që vendi gëlon nga hallet e pa zgjidhura, asnjë diskutim e asnjë debat konstruktiv në qëllim të zhvillimit, por vetëm inate personale, tamam si një Parlament i marrë peng!

    Tetëdhjetë degë rrezikojnë të mbylljen në universitetet shqiptare, por asnjë nuk e shtron si çështje, asnjë nuk merret, se fundja shumicën e diplomave i kanë të blera në tregun e zi!

    Për pensionet e ulta nuk dëgjoj askënd nga opozita që të merret seriozisht me varfërinë e moshave të treta që mbahen ekonomikisht nga femijët e tyre e ndersa pjesa tjeter eshte lënë në mëshirë të fatit.

    Nuk dëgjoj asnjë zë opozitar të flasë për një strategji mirëedukimi për rininë, kundra dhunës në familje që po vriten gra e nëna e çdo ditë zgjohemi me lajme të kobshme, ku familjet po shkatërrohen, apo kundra përdhunimeve të vajzave të reja. Absolutisht asnjë përshtypje e asnjë ngritje zëri nga gratë deputete.

    Që një qeveri të jetë më e ndërgjegjshme fillimisht kërkon një opozitë të fortë e vendimtare që ta shtyjë më fort të bëjë më të mirën për shtetasit e tij dhe jo një cirk dallkaukësh që tentojnë të prishin seancat për të mbrojtur liderin e tyre suprem!

    Ajo sallë aty duhej të ishte salla e shpresave për të zgjidhur kaq shumë halle e padrejtësi që vuan Shqipëria sot.

    Por ironikisht është thjesht një show komedi që mbahet e vazhdon nga ne taksapaguesit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit