13.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Shpat Kasapi bën pohimin tronditës, pranon se ka dhunuar ish të dashurën: Xhelozia e tepërt…

    Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, i ftuar në “E Diell”, ka tronditur me deklaratën e dhënë, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën.

    Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

    Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija.

    Ronaldo: Shpati kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten?

    Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.

    Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe titulli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.

    Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

    Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

    Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

    Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?

    Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

    Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

    Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit