Selvija, ish-gruaja e Shpat Kasapit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u përfshi këngëtari. Dy ditë më parë Shpati u dhunua fizikisht nga dhëndri dhe disa të ftuar në dasmën ku kishte shkuar për të kënduar në Shkabaj.
Selvija përmes një Insta story shkruan se “Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre”.
Një ditë më parë reagoi dhe vetë Shpat Kasapi ku tha se gjithçka ishte një keqkuptim me dasmorët, pa treguar më shumë detaje.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë zotit ju lutem mos e ekzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”.