22.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shpati konfirmon sherrin Efi-Zhaklina, zbulon çfarë ndodhi në prapaskenën e Big Brother VIP

    Disa ditë më parë, Efi, një nga konkurrentet e Big Brother VIP, akuzoi opinionisten Zhaklin Lekatari, se i ka ushtruar presion të mos flasë dhe të mos shprehë opinionin e saj gjatë publicitetit të prime.

    Madje u publikuan edhe disa mesazhe nga miq të Efit.

    Të vërtetën e ka zbuluar një ish-konkurrent i shtëpisë së Big Brother VIP, Shpat Kërleshi.

    Moderatori ka qenë i ftuar në emisionin e Ester Bylyku në ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje.

    I pyetur nga Ester nëse vërtetë ka ndodhur një debat mes Zhaklinës dhe Efit, Shpati u përgjigj:

    “Po, është e vërtetë. Në atë moment, unë kisha dalë nga studio, nuk isha aty, sepse ishte publicitet. Erdha nga fundi, i gjeta duke debatuar, por shumë pak. Madje nuk arrita ta kuptoja për çfarë po diskutonin, por është e vërtetë që ka patur një debat mes tyre”, tha Shpati.

    Nga ajo çfarë dihet, është fakti se përballja ka qenë me tone të ashpra më së shumti me Zhakun, e cila edhe është çuar në këmbë, duke iu afruar ish-banores.

    Nga ajo çfarë dihet, përballja ka qenë me tone të ashpra dhe Zhaku është çuar në këmbë, duke iu afruar ish-banores.

    Konflikti ka qenë në kufijtë për t’u bërë një përballje edhe fizike. Megjithatë, me ndërhyrjen edhe të ish-banorëve të tjerë, dhe të vetë Arbanës, sherri është ulur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit