22.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shpërblehen “miqtë” e Qeverisë: Vila qeveritare në Velipojë në “duart” e Agron Çelës. Ajo e Vlorës merret nga Pacolli!

    Asnjë surprizë, pronat e lakmuara shtetërore kalojnë te “miqtë” e qeverisë apo te ata që “punuan” gjatë zgjedhjeve.

    Vila Qeveritare në Velipojë iu “fal” familjes së ish-depuetit Agron Çela, i cili ka ndërruar edhe ngjyrën e partisë, nga LSI-ja te PS-ja. Madje, në zgjedhjet e fundit, vajza e tij kandidoi nën siglën e PS-së.

    Ndërkohë, Rezidenca aq e lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë, iu dha firmës që ka lidhje të afërt me Behgjet Pacollin. I gjithë konkursi i mbajtur në datën 4 qershor duket se ka qenë vetëm për shou, pasi fituesi dihej me kohë!

    Pas aeroportit, Pacolli do të rindërtojë dhe bëjë biznes me një superhotel te prona shetërore.

    Në konkursin e mbajtur më daë 4 qershor, projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë.

    Përfaqësuesi i firmës tha se do të ketë një gjurmë ë vogël ndërtimi”, por të ndërtosh 8 kate në një godinë shtetërore, “njolla” nuk duket aq e vogël.

    Ndërkohë, në të njëjtën ditë, është shpallur edhe fituesi i konkursit për Rezidencën Qeveritare në Velipojë. Sërish asnjë surprizë, pasi fitues doli kompania Xhenis, në pronësi të familjes së ish-deputetit Agron Çela.

    Madje, arkitekti që doli fitues tha se familja Çela ka një hotel në atë zonë, shumë afër rezidencës.

    “E gjithë ndërtesa nuk duhet te jetë si kala, por njerëzit të kenë deshirë të hyjnë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet me vete. Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe të kemi infrastrukturë në hotelin tjeter. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit madje edhe hotelet e tjera ta përdorin” tha përfaqësuesi i studios “Saunders Architecture”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit