Gazetarja shqiptare nga Kosova Zana Avdiu, ka reaguar e revoltuar nga gjesti i Granit Xhakës, që iu tregoi organet gjenitale futbollistëve serbë.
Ajo kritikon dhe gjithë ata që shpërndanë foton e Xhakës.
“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi.
Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto.
Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane”, shkruan gazetarja Avdiu.
Xhaka u përplas disa herë me futbollistët serbë gjatë ndeshjes Zvicrës-Serbi, ndërsa edhe njëherë në pah doli racizmi serb, pasi edhe pse luanin kundër zvicerianëve, futbollistët, trajneri dhe tifozët, u kapën duke sharë shqiptarët.
Jo më kot gjithë futbollistët e Serbisë, kishin në qendër të sulmeve të tyre Xhakën.