11.5 C
Tirana
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shpërthen Grida Duma: S’guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më bëjnë pis emrin

    Moderatorja dhe ish-deputetja Grida Duma ka shpërthyer me tone të larta gjatë emisionit “Top Story” për akuzat e Berishës dhe Nokës ndaj saj se kishte rolin e negociatores tek Edi Rama për zgjedhjen e Endrit Shabanit Avokat të Popullit.

    Grida Duma tha se nuk shans askush që ta ofertojë për t’u bërë pjesë e pazareve. Grida Duma theksoi se nuk i ka shtrirë kurrë dorën askujt dhe nuk bëhet kurrë pjesë e pazareve. Duma u shpreh se nuk guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më bëjnë pis emrin.

    Ndër të tjera Duma deklaroi se PD sot duhet të heqë dorë nga foltoret në bulevard dhe të vendoset përpallë vetvetes dhe përgjegjësisë për të kuptuar se në këto kushte asnjë opozitar nuk është i tepërt.

    “Kam lobuar unë me Edi Ramën për këto që thua ti? Për gjëra të miat personale, nuk kam kërkuar ndonjëherë të mëshirohem, të shtrij dorën apo t’i drejtohem ndalo se ka cak. Nuk kam bërë viktimën në publik dhe t’i drejtohem publikut.

    Për çështje personale me Edi Ramën jo nuk kam ofertuar unë të negocioj, por nuk guxon njeri të më afrohet. Kur kam ardhur këtu e kam ditur që nëse ka lobime e situata të kësaj natyre, bëhen shumë mirë në politikë. Nuk guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më bëjnë pis emrin.

    Këtu në publik, na gjykojnë të gjithë. S’e di pse kjo është e paqartë. Nuk ka guxuar njeri të mendojë që unë të bëj pazare me Edi Ramën. 

    Unë qëndroj big. Jam njerëzore dhe më pas profesionale. Në të gjitha këto absurditetet e pazareve të vogla, të thërrasësh dikë në këtë betejë duhet të kesh qartësi për personalitetin dhe mënyrën si qëndron. Nuk guxon askush të më përdorë mua as emrin, as reputacionin.”-tha Duma.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit