21.5 C
Tirana
E premte, 19 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e Xhelal Mziut në Kamzë, ishte në shtëpi me gruan kur ndodhi shpërthimi

    Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.

    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje.

    Xhelal Mziu ka dhënë dëshmi në komisariat dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ai tha se nuk dyshon tek ndonjë person.

    Mziu ka qenë vetëm me bashkëshorten në shtëpi dhe fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit