17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shpëtimi Idrizi: Po kandidon shteti grek në Himarë, apo Fredi?

    Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Belerin. Ky i fundit ka bërë një deklaratë se do ta helenizojë Himarën nëse fiton mandatin si kryetar bashkie.

    Idrizi ka reaguar ashpër duke i bërë thirrje ministres Xhaçka që t’i drejtohet me note proteste Ministrisë se Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

    Aleati i vjetër i PD, prej kohësh ka dalë kundër Berishës dhe në këto zgjedhje u ka kërkuar të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Himarës, për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Epirit’.

    “Vazhdojm te pranojm te papranueshmen!!!

    Cfare lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me nje kandidat per Bashkine e Himares qe eshte shtetas Shqiptar me kombesi Greke ?

    Po kandidon shteti Grek ne Himare apo Fredi Bejleri ? !!!

    Ministria znj Olta Xhacka, nuk duhet te takoje Ambasadoren Greke, por ti drejtohet me note proteste Ministrise se Jashtme Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise”, shkruan ai.

    Pak ditë më parë, Idrizi tha se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin.

    Në një intervistë për Report Tv, ai tha se Fredi Beleri artikulon broçkulla për shkak se nuk kanë vëmendjen e duhur deklaratat. Idrizi theksoi se po mbledh prova dhe do e çojë në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit