8.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shpëtoi familjen amerikane, shqiptari: Më ofruan para, s’i pranova

    Amerika është përfshirë këto ditë nga stuhia më e madhe e viteve të fundit. Historitë njerëzore të lidhura me të janë të shumta, teksa njerëzit janë lidhur më shumë se kurrë me njëri-tjetrin për ta kaluar sa më lehtë atë.

    E tillë është edhe ajo e një shqiptari, i cili ka ndihmuar tre amerikanë të gjendur në vështirësi qarkullimi duke i shpëtuar ata. Ai është Enea Bushati, i cili ka ndihmuar të dalë nga kanali makinën e një familje, një nenë me dy vajza që kishin ngelur të bllokuara plot 6 orë.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Enea Bushati rrëfeu se ishte përballur me familjen amerikane të bllokuar në një kanal gjatë lëvizjes me kamionin me të cilin punon dhe nuk kishte hezituar për asnjë moment t’u vinte në ndihmë, duke iu ofruar edhe ujë  dhe ushqim.

    Ai tregoi se familja amerikane i kishte ofruar para pasi i kishte ndihmuar,  por ai kishte refuzuar.

    “S’e bëra për ndonjë qëllim të caktuar, më ofruan pagesë, por refuzova duke u thënë se nuk e kam bërë për ndonjë vlerë monetare, por e kam bërë sepse e kam ndjerë veten mirë që e kam bërë dhe do ta bëj për çdo njëri në nevojë”, tha Bushati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit