14.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shprehjet që thotë dikush që vonohet gjithmonë

    Të gjithë e njohim dikë që edhe sikur të ketë të gjithë kohën e botës në dispozicion, sërish vonohet dhe për më tepër ka “në majë të gjuhës” këto shprehje:

    Erdha, për kokën time. Për 5 minuta jam aty

    Ndërkohë, është akoma në dush.

    E di sa trafik kaa?

    Ëhë, posi. Kam një orë që të pres dhe s’kam parë më shumë se dy makina.

    S’po gjeja çelësat

    E di mashtrimin e vjetër.

    Po flija

    Ose po shihje video në TikTok.

    Uaa, s’e pashë fare orën

    Patjetër që jo.

    Hera e fundit!

    E kam dëgjuar këtë togfjalësh më shumë se këngën time të preferuar.

    Ke shumë që pret?

    Si mendon ti? Një përjetësi pra!

    Takova një shoqe që kam pasur (në çerdhe) dhe më mbajti me muhabet, s’më shqitej

    Gjithmonë është diçka që nuk shqitet. Në rastin tënd, vonesa.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit