3.5 C
Tirana
E diel, 1 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Shpresoj mos ketë paguar shumë…” – A ra pre e një mashtrimi Alketa Vejsiu?

    Lajmi i daljes së moderatores Alketa Vejsiu “në kopertinën e FORBES England” është pasqyruar nga të gjitha mediat shqiptare dhe nga ajo vetë gjithashtu.

    Normalisht do të ishte një lajm i mirë dhe gëzues kur një shqiptar arrin të jetë në faqen e parë të një reviste prestigjioze.

    Deri këtu, jemi në rregull, por në momentin kur bëjmë një kontroll teknik të faqes, rezulton se faqja është një mashtrim (Scam).

    Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj shpjegon:

    “Shpresojmë që Alketa nuk ka paguar shumë para për publikimin e një lajmi të tillë. Pse faqja është një mashtrim:

    Faqja është regjistruar më 14.05.2023 (pra duket se kemi të bëjmë me një faqe disa mujore). Adresa e regjistrimit dhe kontaktet janë në Indi (+91.8368645871, [email protected]) dhe jo në emrin e kompanisë Forbes.

    Website ka një trafik shumë të vogël dhe nuk ka pothuajse fare vizitor. Faqja në fjalë nuk ka rrjete sociale, ndërsa dihet që Forbes i ka të verifikuara të gjitha rrjetet sociale.

    Me foto po ju tregoj edhe faktet.

    “Arsyeja e këtij shkrimi nuk është Znj. Alketa në vetvete, sepse kam respekt për të si personazh dhe femër të suksesshme, por është për të gjithë artistat, biznesmenët, politikanët dhe qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes me mashtrimet online” – thotë eksperti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit