19.8 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shpulla që i dha Gjestit, rrëfehet Jozi: Meritoja të dilja si njeri, ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja

    Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë finales të Big Brother Albania Vip 4.

    Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe jo i paramenduar.

    Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.

    Pjesë nga intervista:

    Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

    Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.

    Egla Ceno: Çfarë të shtyu?

    Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjesht si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.

    Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.

    Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?

    Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.

    Egla Ceno: Çfarë tha familja?

    Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.

    Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?

    Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.

    Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore?!

    Jozefin Marku: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.

    Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?

    Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga.

    Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.

    Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

    Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit