13.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria është peng i emigrantëve

    Nga Endri Tafani

    Janë 1 milion jashtë Shqipërisë që mbajnë me bukë dhe ilaçe prindrit farefisin e tyre në Shqipëri.

    Për këta familjare që jetojnë këtu me ndihmën e fëmijëve jashtë jeta është bazike pavarsisht rrethanave.

    Nuk ka rëndësi që rrogat dhe pensionet janë mizerie në Shqipëri. Ata prapë do vazhdojne jetën njëlloj, kafja mëngjesit, buka të furra etj se kompensohen nga fëmijët jashtë.

    Nuk ka rëndësi që arsimi është shkatërruar në Shqipëri. Fëmijët e tyre janë jashtë dhe nëse kanë do i çojnë pranë të afërme të tyre jashtë.

    Nuk ka rëndësi që shëndetësia është skandal e mungojnë ilaçet. Atyre u vijnë ilaçet dhe lekët për tu shtruar nga jashtë.

    Ironikisht emigrantët me ndihmën e tyre ndaj familjarëve janë ata që mbajnë në këmbë një sistem të kalbur në Shqipëri.

    Mendojeni për një moment emigrantë të mos sillnin lekë dhe ata 500 mijë pensionistë të mos kishin çfarë të hanin. Çfarë do ndodhte me qeverinë në Shqipëri? Do i kërkohej llogari dhe do e hidhnin poshtë me votë apo kryengritje.

    Po kështu si janë punët, leku nga jashtë vazhdon dhe këta kanë luksin të diskutojnë Ukrainën, Paqen në Botë, E ka fajin Saliu, apo kur u çlirua realisht Shqipëria.

    E ndërkohë qeveria kerdis Shqipërine dhe ata pak të aftë që nuk kanë njerëz jashtë emigrojnë dhe vetë.

    Jemi peng i emigrantëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit