21.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria po “shkrin”, tkurret ndjeshëm popullsia: Në fshatra vetëm të moshuar

    Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi, ku prej muajsh tashmë numri i vdekjeve është më i madh se i lindjeve për një mori faktorësh, ku kryesore duket të jetë niveli i lartë i emigracionit.

    INSTAT ka publikuar sëfundmi treguesit demografikë të vendit për tremujorin e parë të këtij viti duke konfirmuar një ulje të numrit të popullsisë së Shqipërisë me 1 882 banorë.

    Më konkretisht, sipas INSTAT, gjatë periudhës janar-mars 2022 në Shqipëri lindën 6 056 fëmijë, ndrësa vdiqën 7 938 persona me një diferencë prej -1882 banorësh, përveç atyre që kanë emigruar.

    Ky trend i tkurrjes së popullsisë vijon që prej tremujorit të katërt të vitit të shkuar, ndërsa është në të njëjtët nivele të periudhës kur pandemia ishte në kulmin e saj dhe vendi u përball më rreth 12 mijë të vdekur për shkak dhe si pasojë e ndikimeve të pandemisë.

    Fakt është se përveç Tiranës dhe Kukësit që kanë një shtesë të moderuar të popullsisë, të gjithë qarqet e tjera përballen me tkurrje të numrit të banorëve. Qarqet më problematike janë Korça, Vlora, Elbasani dhe Fieri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit