20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria si një çmendinë e madhe

    Nga Mentor Kikia

    Shqiperia si nje cmendine e madhe! Duhet te shpetojme shendetin mendor. Jam diku jashte Shqiperie nja 2-3 dite, ne nje vend te BE-se. Qytet i madh! Rruget plot me njerez. Pak makina, gjithesesi asnje bori.

    Asnje zhurme…. Lokalet plot, te gjithe bisedojne me qetesi. Askund muzike….ose edhe aty ku ka, mezi degjohet. Hipen ne autobuz dhe ne tren, cdokush ne pune te vet. Asnje zhurme…. Njerezit jane te qete, te buzeqeshin edhe kur i shikon ne sy kot, si idjot.

    Diku ka nje radhe. Ka nje kalim te bllokuar. Mbi 200 njerez presin ne rresht.

    Nuk shtyjne, nuk bertasin. Nuk shajne… Sapo le nje shesh publik dhe futesh ne nje zone banimi, tek hyrja, nje tabele lajmeron se ketu duhet mbajtur qetesi…..Eshte zone banimi. Njerezit duan te flene naten. Ngjitur eshte nje lokal me muzike rrock!

    Po ne cfare dreqin kemi qe vetem bertasim? Bertasim ne rruge. Bertasim ne kafene. Bertasim ne autobuz

    Cfare dreqin kemi qe ne cdo lokal muzika kerrcet ne kupe te qiellit qe ne 6 te mengjesit? Makinat u bien borive nate e dite, sa te zgjojne edhe te vdekurit….Sapo hapet semafori fillon kori i borive…

    Edhe ne fast-food kur futesh, muzika eshte ne parametrat e tortures mendore. Ndaj jemi te gjithe si te cakerdisur nga trute, qe nervozohemi, zihemi e vritemi per hicgje, sepse jemi popull i stresuar, i traumatizuar, me probleme te shendetit mendor… Sepse nuk gjejme kurre qetesi, as ne shtepi, as ne rruge, as ne pune, as ne kafene….as naten e as diten.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit