28.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria si Turqia, magazinë e mallrave false

    Raporti i Agjencisë së Pronësisë Intelektuale pranë BE-së, thotë se Shqipëria është vendi i vetëm nga Europa që tregton/eksporton ose prodhon mallra të falsifikuara.

    Indeksi GTRIC që mat prirjen e një ekonomie për të eksportuar produkte imitime e vlerëson Shqipërinë me 1 pikë, aq sa Hong Kongu dhe Turqia, që njihen si “mëma” të prodhimeve false nëpër botë.

    Pjesa më e madhe e produkteve që falsifikohen janë veshjet dhe këpucët thotë raporti, 22% respektivisht, ndjekur nga çantat dhe elektronika.

    Një aspekt shqetësues i mallrave të falsifikuara është rreziku që mund të paraqesin si shkak i mungesës së testimit dhe kontrollit. Shumë falsifikime mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe sigurinë, veçanërisht në kategori të tilla si  farmaceutike, kozmetikë, ushqim dhe lodra.

    Raporti thotë se Turqia që dikur mbante vendin e parë për falsifikime tashmë ka zbritur në vend të dytë, zëvendësuar nga Kina, që ka “pushtuar” botën.

    Në vitin 2021, vlera e importeve fake në Bashkimin Europian vlerësohet të jetë deri në 117 miliardë dollarë. (98.9 miliardë euro), që përbën 4.7% të importeve të BE-së.

    Agjencia e Bashkimit Europian analizon se tregtia e paligjshme e mallrave të falsifikuara përbën një kërcënim për rritjen ekonomike dhe inovacionin, duke kërcënuar gjithashtu shëndetin publik, sigurinë dhe sundimin e ligjit.

    Për më tepër, tregtia e imitimeve nxit korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke krijuar një rreth vicioz ku inovacioni është mbytur, besimi i konsumatorëve është gërryer dhe burimet devijohen nga bizneset legjitime në operacionet e paligjshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit