1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria synon të bëhet tërheqëse për “nomadët dixhitalë”

    Shqipëria kërkon që të kthehet në një destinacion atraktiv për nomadët dixhitalë.

    Këta të fundit janë individë të angazhuar kryesisht me një punë online, çka u lejon atyre që ta kryejnë atë nga çdo vend i botës dhe qëndrimi i tyre nuk është afatgjatë nga njëri-vend në tjetrin.

    Në një dokument tashmë të miratuar nga qeveria, siç është strategjia ndërsektoriale “Agjenda dixhitale e Shqipërisë” dhe të planit të veprimit 2022 – 2026 bie në sy pikërisht edhe një pikë që lidhet me nomadët dixhitalë.

    “Zgjerimi i rrjetit dixhital dhe fizik dhe fuqizimi i bizneseve është një përparësi në ditët e sotme për vendin tonë, sepse sipërmarrësit, pronarët e bizneseve dhe profesionistët e pavarur nga e gjithë bota kanë shumë për të ofruar dhe ne shpresojmë që thjeshtëzimi i procesit për t’u bashkuar me rezidencën elektronike (e-rezidenca) do të inkurajojë më shumë prej tyre që të na zgjedhin ne për të ndihmuar në rritjen e kompanive të tyre,” thuhet në strategji.

    I njëjti dokument nënvizon se projekti i rezidencës mund të jetë një hap i rëndësishëm për tërheqjen e nomadëve dixhitalë në vendin tonë bashkë me shumë mundësi të tjera që vendi ofron si aplikimi në internet për viza, viza e paguar dhe e lëshuar online, platforma e-albania, faqe ëeb-i për turizmin, sistemi i transportit, hubet dixhitalë dhe hapësirat e bashkëpunimit, lidhja dhe shpejtësia e internetit në telefon, kostoja telefonike, prania e mediave sociale, 5G që vjen së shpejti etj.

    “Stili i jetesës së nomadit dixhital ka të bëjë me lirinë për të zgjedhur stilin e jetesës dhe vendndodhjen e tij. Interneti na ka ofruar një mënyrë për t’i siguruar shërbimet online dhe të jemi të pavarur nga vendndodhja. Krijimi i një kompanie si një nomad dixhital është një fillim mjaft sfidues – krijimi dhe drejtimi i kompanisë me ndihmën e mundësia më e mirë që mund të arrijë një kompani për të qenë plotësisht e pavarur nga vendndodhja. Rastet e përdorimit në vende të ndryshme tregojnë se nomadët digjitalë shpesh preferojnë vendbanime jashtë zonave urbane.

    Në këto raste, një nga çështjet më të mëdha që ata përballen është lidhja me internetin, duke qenë se ata kërkojnë internet të shpejtë e të besueshëm për të drejtuar bizneset e tyre. Gjithashtu një problem tjetër për ta është mundësimi i shërbimeve të besueshme të kujdesit shëndetësor. Këtu, thelbi është përdorimi i zgjidhjeve remote të kujdesit shëndetësor (në të cilën BE po fokusohet shumë)” nënvizon strategjia.

    Stili i jetesës si nomad dixhital u theksua sidomos gjatë pandemisë kur një pjesë e mirë e punëve u zhvendosën online. Vendosja e kufizimeve të ashpra bëri që shumë prej atyre që kishin një punë të tillë të zgjidhnin destinacione ku kufizimet ishin më pak të ashpra. Në rajon, Kroacia dhe Greqia janë dy nga destinacionet më të preferuar për nomadët dixhitalë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit