Banorja e “Big Brother VIP Albania”, Stelina, ka ndarë një nga eksperiencat më të frikshme që ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj.
Gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, ajo tregoi se gjatë qëndrimit të saj në Itali kishte përjetuar një situatë të frikshme, ku disa persona shqiptarë e ndiqnin vazhdimisht.
Sipas Stelinës, ajo kishte vënë re se një makinë qëndronte shpesh e parkuar përpara banesës së saj ose në hyrje të lagjes. Fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi, duke menduar se ishin banorë të lagjes dhe “rrinin për qejfin e tyre”. Por pak ditë më vonë, një shqiptar e paralajmëroi shkurt: “Kujdes, të kanë pikasur”.
Situata u përshkallëzua edhe më shumë kur, pas një dite blerjesh ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti banesën e thyer dhe të shkatërruar.
E tronditur dhe e frikësuar, Stelina vendosi të largohej menjëherë nga Italia, dhe të ktheje më vonë përsëri, por frika nuk e la që ajo të shkonte.
“Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë, në atë zonë ku jetoja unë.
Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje, në hyrje të lagjes.
Unë i kisha vënë re, por s’më kishte shkuar mendja keq, sepse e dija që ishin të lagjes dhe mendoja se rrinin për qejfin e vet. Pak ditë më vonë, më thotë një shqiptar vetëm kaq: “Kujdes”. “Kujdes se të kanë pikasur”.
Në Pizë jetoja unë. I thosha: “Shiko se s’kanë pse të më pikasin. Çfarë do më bëjnë, do më marrin rrobat?!”. Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale.
Dhe një ditë, kur unë isha duke bërë blerjet e mia, kthehem me valixhe, sepse ashtu e bëja, ngaqë kisha frikë; të gjitha paketimet i fusja në valixhe dhe i hiqja kartonat. Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar.
Dhe unë e preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish, të gjeja një shtëpi tjetër, por nuk u ktheva më kurrë nga frika,” tregoi Stelina.



