19.5 C
Tirana
E diel, 9 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptarët tregojnë gafat më qesharake që kanë bërë në punë

    Të gjithë kemi pasur ato momentet në punë ku kemi bërë një gafë të tillë që do të donim të zhdukeshim nga faqja e dheut. Nga lapsuse epike, deri te situatat që të bëjnë të dyshosh në aftësitë e tua, ja disa nga momentet më qesharake që shqiptarët kanë ndarë për gafat e tyre në punë!

    1. Mesazhi që s’duhej dërguar kurrë

    “Dërgova një mesazh të gabuar në grupin e punës, e fshiva menjëherë, por të gjithë bënë sikur nuk e panë dhe kjo e bëri situatën edhe më të sikletshme!”

    2. Në kërkim të makinës së humbur që nuk ekzistonte

    “Isha aq e lodhur atë ditë, sa kur mbarova punën, nisa të kërkoja makinën në parking. Mendova se ma kishin vjedhur, derisa u kujtova se atë ditë kisha ardhur PA makinë!”

    3. Fjala e gabuar në momentin e gabuar

    “Në mes të një prezantimi, në vend të ‘marrëdhënie sociale’, thashë ‘marrëdhënie seksuale’. Një heshtje e gjatë mbuloi zyrën dhe unë u pendova për ekzistencën time.”

    4. Një arsye pse nuk duhet të gënjeni në CV

    “Fillova punë pa ditur mirë gjuhën dhe kolegët më bënin ‘ping-pong’ mes tyre. Unë thjesht qëndroja si ‘dume’ dhe prisja fatin tim.”

    5. ‘Customer care’ apo…?

    “Një herë, në vend të ‘customer care’, thashë ‘customer ka*e’. Që nga ai moment, karriera ime mori një kthesë të çuditshme.”

    6. Shefe apo mama?

    “I thirra shefes ‘mami’. Dhe jo, nuk isha e re në punë, kisha 5 vjet aty. Një heshtje vdekjeprurëse pasoi…”

    7. Letra higjienike që u bë aksesor mode

    “Dola nga tualeti në punë dhe eca e qetë nëpër zyrë, pa e kuptuar që një copë letër higjienike varej pas pantallonave të mia. Askush nuk tha gjë derisa më treguan në fund të ditës!”

    8. Kur teknologjia të bën të dukesh budalla

    “Nuk dija si të ndërroja atë gjilpërën shpuese të aparatit të diabetit dhe e shtrëngova aq fort, sa shkaktova një skenë që askush nuk do ta harronte.”

    9. Kur videoja e gabuar hapet në momentin më të keq

    “Gjatë një momenti qetësie në zyrë, hapa me zë të lartë një video të Eglit që bërtiste: ‘A bëni seks ju?!’. Asnjëherë më nuk e ngrita volumin në publik.”

    Nëse mendonit se vetëm ju keni bërë gafa në punë, mos u shqetësoni – të gjithë kemi momente ku duam të zhdukemi nga turpi. Thjesht shpresojmë që të tjerët t’i harrojnë… edhe pse, të jemi realistë, nuk ndodh kurrë!

    10. “Shtepi për q*rje” në vend të “shtepi me qira”

    Po shkruaja një lajm në një portal kur ishte pandemia dhe bashkia dha shtepi me qira. Unë s’e kisha mendjen fare kur po shkruaja dhe nuk e di si përfundova te shkruaja “shtepi për q*rje” në vend të “shtepi me qira.”

    11. Forward mesazhi “thuaji kësaj idiotes”

    “Kolegia më dërgon një mesazh për një klientë ku shkruante ‘thuaji kësaj idiotes që…’. Unë nuk e lexova deri në fund, por ia bëra forward klientës dhe nisi një dramë e madhe.”

    12. “Tira dhe Tiri” në vend të “Tiri dhe Krisa”

    Punoj në një media dhe nga nxitimi, nuk shkrova “Tiri dhe Krisa”, por “Tiri dhe Tira.”

    13. “Virgjëreshat udhëq*hen” në vend të “Virgjereshat udhëhiqen”

    “Punoja dikur në një redaksi dhe teksa shkruaja me shpejtësi, nuk shkrova ‘Virgjëreshat udhëhiqen’, por ‘Virgjëreshat udhëq*hen.’”

    14. “Piktura më e mirë” në vend të “Best Picture”

    “Po përktheja nominimet e Oscar dhe s’ia kisha idenë si përktheheshin në shqip. “Best Picture” e përktheva ‘Piktura më e mirë.’”

    Anabel.al

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit