14.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptarët tregojnë për gjërat që duken si normale, por janë të çuditshme

    “Çfarë është diçka që njerëzit e bëjnë shpesh dhe perceptohet si normale, por, sipas jush, është e çuditshme?” ishte pyetja drejtuar ndjekësve tanë në Instagram. Ja disa veprime të cilat sipas tyre nuk janë aspak normale.

    1. Festat për zbulimin e gjinisë së bebit.

    2. Të paturit rrjete sociale të përbashkëta me partnerin/en, a thua se është aplikacion me pagesë.

    3. T’i hapësh rrjet social fëmijës/foshnjës.

    4. T’i hapësh llogari në Instagram qenit ose maces.

    5. Më duket e çuditshme kur postojnë se çfarë ndjejnë për dikë që ka vdekur. Hidhërimi është një ndjesi shumë personale dhe një gjë e tillë për mendimin tim nuk postohet.

    6. Fillimi i shkollës në moshën 5-vjeçare.

    7. Kur nxjerrin kombinimin e veshjeve që kanë bërë. Kujt i intereson?

    8. Të postosh foto të ushqimeve.

    9. Të postosh bebin dhe t’i mbulosh fytyrën me emoji. Ose postoje, ose mos e posto fare.

    10.  Ditëlindjet super madhështore për 1-vjetorin e bebit.

    11.  T’u urosh ditëlindjen në rrjete sociale personave që nuk kanë rrjete sociale.

    12. Pyetja që bëjnë nëpër emisione: “Kur ishte hera e fundit që ke bërë seks?”

    13. Të postosh selfie me këngë në sfond.

    14. T’i vendosësh biznesit emrin e fëmijës.

    15. T’i vendosësh fëmijës emrin e dikujt që nuk jeton më.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit