8.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptari hero në Gjermani, shpëtoi një vajzë 3-vjeçare nga mbytja!

    Shqiptari Liriton Mavraj po bën bujë në medie gjermane pasi i shpëtoi jetën një 3-vjeçarjeje.

    Sipas mediave vendase mësohet se në Aschaffenburg të Gjermanisë, shqiptari teksa ndodhej në pishinë me familjen e tij ka shpëtuar nga mbytja një të mitur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 ku pushuesit panë një fëmijë që ishte pa shenja jete në një pishinë. Ngjarjen fillimisht e ka vënë re gruaja e Liridonit e cila menjëherë njoftoi këtë të fundit.

    “Ajo më tregoi situatën dhe më tërhoqi vëmendjen”, tha ai, i cili menjëherë nuk ngurroi duke nxituar drejt pishinës.

    Ishin gra që bërtisnin për ndihmë, nuk e di ku ishte nëna. Ishte shumë kaotike”, ka vijuar rrëfimin e tij shqiptari nga Kosova, i cili më pas tregoi se së bashku me rojen filluan përpjekjet për ta rikthyer në jetë të voglën.

    “Fëmija nuk u përgjigj. Pastaj i bëra frymëmarrje gojë më gojë e cila zgjati rreth 30 sekonda. Pastaj befas vajza u zgjua dhe hapi sytë. Ajo nxirrte ujë nga goja dhe hunda dhe filloi të kollitej pak”, tha ai.

    3-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore dhe fatmriësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit