13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptari ndryshon mbiemrin: Më vinte turp, kur isha në Zvicër mendonin se jam turk!

    Një shqiptar i Kosovës ka ndryshuar mbiemrin nga Sylejmani në Mani pasi i ngatërronin origjinën.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Agroni nga Ferizaj ka bërë me dije se nga sot ai quhet Agron Mani.

    Ky ndryshim i mbiemrit nga ai dhe familjarët ka ardhur pasi kur jetonin jashtë shtetit e ngatërronin duke i thënë se ishte me origjinë turke ose arabe.

    “Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që kur jetoja në Zvicërr, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.

    Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm”, shkruan ai.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndërru mbiemrin nga Sylejmani në MANI.

    Tani ndjehem i lehtësuar pasi që nuk do të identifikohem nga të tjerët si pjestar i një identiteti të huaj, i identitetit të pushtuesit Osman.

    Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që kur jetoja në Zvicërr, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.

    Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm.

    Shqiptari ndryshon mbiemrin: Më vinte turp, kur isha në Zvicër

    Por i them të gjithë shqiptarëve që janë shqiptar, se mbajtja e emrit e sidomos mbiemrave të huaj e sidomos pushtuesve tanë si atyre të perandorisë Osmane si Sylejmani, Ramadani, Bajrami etj. është e njejtë sikur të mbajmë mbiemrin e pushtuesve Serb si Millosheviç, Vuqiç apo Çubrilloviq.

    I falenderohem shtetit të Kosovës, kushtetutës dhe ligjeve tona që i kemi të standardit më të lartë të të drejtave të njeriut, dhe na mundëson që pa vështërsi të spastrohemi nga identiteti i rremë.

    Ju që doni ta ndrroni mbiemrin e pushtuesit, mos u arsyetoni se ka procedura të lodhshme, kjo është vetëm justifikim për mungesë vendosmërie, guximi apo dembelie.

    Në foto i keni të gjitha dokumentet që ju nevoiten dhe të gjitha nxirren pa asnjë problem për një ditë, dhe pas aplikimit pas pak ditësh ju vie konfirmimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit