13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Shqiptari nga Fieri shpallet fitues i Survivor, “reality show” më i ndjekur në Greqi

    Një i ri shqiptar është shpallur fitues i “reality show” më të ndjekur të Greqisë, Survivor.

    Bëhet fjalë për 27-vjeçarin nga Fieri Daniel Nurka.

    Ai ka shkuar në Greqi në moshën 5-vjeçare dhe është rritur në Kiato të Korinthit. Me të mbaruar shkollën, Nurka u zhvendos në Athinë ku nisi të luante futboll amator.

    Pavarësisht pasionit për sportin, ai vijoi studimet për telekomunikacion dhe më pas për dramaturgji.

    Danieli ishte pjesë e komedisë së famshme “Krushqit nga Tirana”. Përveç televizionit ai merret edhe me modelig.

    Fitorja e tij është vlerësuar pozitivisht nga shikuesit e spektaklit, të cilët e kanë vlerësuar si një lojtar të fortë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit