Karabinierët italianë të stacionit Comiso në Raguzza, arrestuan një 36-vjeçar shqiptar me dyshime serioze për vënien e zjarrit brenda apartamentit të ish-partneres së tij, duke përdorur lëng të ndezshëm, pas një grindjeje të radhës.
Incidenti ndodhi disa ditë më parë në “Corso Ho Chi Min”, siç u raportua nga departamenti i zjarrfikësve.
Flakët, të cilat nuk shkaktuan dëme të mëtejshme në infrastrukturën ngjitur, dëmtuan të gjithë apartamentin e gruas.
Raportohet se çifti mbeti i lënduar. Të dy u shtruan në Spitalin Guzzardi, ku lëndimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, pavarësisht djegieve në të gjithë trupin dhe helmimit nga monoksidi i karbonit.
Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës dhe po mbahet nga autoritetet gjyqësore.
Dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre dhe ndarja së fundmi, që autori nuk e pranonte.



