12.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shtetrrethim – Sot mos dilni nga shtëpia

    Një paqartësi dhe tension është shkaktuar tek qytetarët e kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit, përpara mbajtjes së Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

    Perimetri i sigurisë, i quajtur kështu nga Policia e Shtetit dhe i shtruar në disa akse qendrore të Tiranës, ka shkaktuar jo pak trazira për personat të cilët janë punonjës brenda këtij perimetri sigurie dhe të cilët nuk janë njoftuar se duhet të kenë autorizime të posaçme për të shkuar tek institucionet ku punojnë.

    Një postbllok sigurie është vendosur pranë Presidencës, ku bëhet edhe hyrja e mediave dhe punonjësve të tjerë të institucioneve, por sa i përket atyre private, nuk ka lejueshmëri kalimi.

    Këtu, përfshihen edhe fëmijë të shkollave në atë zonë.

    Nga vëzhgimet e Albanian Post në orët e para të mëngjesit, trafiku nuk ka qenë i rënduar dhe ka pasur prani për një pjesë të transportit urban, përkundër se nga një njoftim i lëshuar ditën e djeshme prej Bashkisë Tiranë, bëhej me dije se ai do të pezullohej.

    Nga ana tjetër, paqartësi të mëdha ka pasur edhe nga personat e autorizuar për të kaluar perimetrin e sigurisë, pasi ata nuk janë orientuar si duhet për itinerarin që duhet të zgjidhnin.

    Vetë efektivët e Policisë, e kanë pasur të paqartë shpesh të tregonin një rrugë kalimi të lirë për qytetarët, pavarësisht se nga këta të fundit i kërkohej një rrugë alternative.

    Sipas një qytetari, të pyetur nga Albanian Post në kushtet e anonimatit, ai ishte paraqitur në tre postblloqe për të kaluar, me autorizim dhe mjet identifikimi, por gjithnjë ishte drejtuar për nga një hyrje tjetër, ku ridrejtohej sërish për një hyrje tjetër.

    Teksa, punonjësit e bizneseve përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, e kanë pasur thuajse të pamundur kalimin, pavarësisht rrethanave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit