Biznesmeni Elton Ilirjani tregoi menjehere nje mbeshtetje konkrete per Parashqevin Simakut, pasi në media u bë publike gjendja e saj jo e mirë ne të cilën artistja jetonte prej vitesh. Ai bëri publike dhe një llogari bankare e hapur per kete rast, për t’u dhënë mundësinë gjithë qytetarëve që t’i vijnë në ndihmë ikonës së viteve ’80-të.
Fushata e nisur nga Ilirjani, përmes platformës “GoFundMe”, synon të mbledhë fonde për përkujdesjen shëndetësore të Simakut dhe për t’i rikthyer asaj dinjitetin e humbur dhe vlerësimin e qe gezonte dikur. Deri më tani, janë mbledhur rreth $32 mijë dollarë nga shuma e synuar prej $1 milion dollarësh.
Së fundmi, Elton Ilirjani është shprehur nderohe se Parashqevi Simaku refuzohet vazhdimisht nga djali i saj për t’u takuar.“Kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë.
Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki”,- thote biznesmeni shqiptar.