14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shumë e afërt me Luizin, por dikur Jori shprehu pëlqimin për Butrintin

    Jori është kthyer në një nga vajzat më të komentuara pas hyrjes në Big Brother VIP. Modelja dhe gazetarja me origjinë shqiptare, por që jeton dhe vepron në Itali është afruar shumë me Luizin e kjo gjë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

    Por disa muaj përpara hyrjes në Big Brother, e ftuar në “Top Arena”, Jori shprehej se i pëlqente Butrint Imeri pasi kishte dëgjuar emrin e tij nga Beniada. Jori tha se do të donte të hynte në Big Brother dhe bashkë me të edhe Butrinti.

    “Unë ndoqa Beniadën dhe më bënte përshtypje kur gabonte emrin e Butrintit. Unë nuk e njihja, e gugëllova dhe thashë nuk është keq ky Butrinti. Nuk e njoh, por do ishte skenë e bukur. Do i thosha hajde më këndo me vrap çdo mëngjes”, tha ajo.

    Kujtojmë se bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e Sportitalia. Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.

    Jori është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit dhe studion për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.

    Ajo është shoqja e Beniadës dhe para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit