12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shumë e kanë parë, por pak e dinë historinë e kësaj fotoje të rrallë të Edi Ramës “problematik” me të atin

    Një baba i merakosur që diç rreket të shpjegojë, dhe djali që tashmë ja ka kaluar në shtat, me flokët e dendura pas qafës si një shfaqje që më “e huaj” s’ka si bëhet për kohën, ka kthyer kokën me përtesë e nervozizëm, si për të thënë: Hë mor bab’, ç’do na thuash!

    Kjo foto qarkullon prej vitesh në rrjet por pak ia dinë historinë.

    Kjo foto e Edi Ramës rebel është e vitit 1990 dhe është shkrepur gjatë një shëtitjeje në parkun e liqenit artificial të Tiranës, nga fotografi Petrit Kumi.

    Foto është publikuar për herë të parë në nëntor 2013 në një album të autorit Kumi, të titulluar “Jeta përmes objektivit”.

    Albumi ishte pjesë e botimeve të ekspozuara në panairin e librit të atij viti, konkretisht në faqen 172 të këtij albumi.

    Artisti vetë e kishte titulluar foton shumë zbutur, “Bisedë brezash”.

    Media e një dekade më parë e ka pikasur mbërritjen jo dhe aq zhurmëmadhe të Ramës në panair dhe fokusimin e tij pikërisht tek kjo foto, e cila duhet thënë se është shumë shprehëse.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit