17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shumë shpejt, një film për gjyqin e famshëm Depp-Heard

    Gjyqi që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve mes Johnny Depp dhe Amber Heard do të kthehet në film. Kjo betejë ligjore dhe marrëdhënia e ndërlikuar e një prej çifteve më të përfolur, do të përshtatet në ekranet e kinemave, nën titullin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”.

    Regjisorja do të jetë Sara Lohman dhe filmi është shkruar nga Guy Nicolucci. Johnny Depp do të portretizohet nga Mark Hapka, ndërsa Amber Heard nga Megan Davis.

    E ndërsa avokatët do të luhen nga:

    Camille Vasquez – Melissa Marty (Avokatja e Johnny).

    Marry Carrig – Elaine Bredehoft (këshilltarja e Amber).

    Për javë të tëra, e gjithë bota u përqendrua në betejën ligjore të dy ish-bashkëshorteve, ku Heard e kishte akuzuar aktorin për dhunë, ndërsa ky i fundit kërkonte të pastronte emrin dhe reputacionin nga këto akuza. Në fund, gjykata e Virxhinias i dha të drejtë aktorit dhe ai u dëmshpërblye me më shumë se 10 milionë dollarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit