10.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Shumë zhurmë për asgjë”, kreu i ri i SPAK, një nga prokurorët më të mirë të vendit, krejtësisht i pandikueshëm nga politika (PROFILI)

    U bë shumë zhurmë për kreun e ri të SPAK, por rezultoi shumë zhurmë për asgjë. Procesi në fund zgjodhi një nga prokurorët që ka spikatur për paanësi politike.

    Dumani ka spikatur për shumëçka, por jo për varësi nga qeveria, foltorja, vulorja apo ambasada.

    Procesi zgjodhi një nga prokurorët më të mirë të vendit në krye të SPAK.

    Dumani ka lindur në Dibër. Ai vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit njihet si prokurori që ka drejtuar i i pari njësinë Task Forcë, për të luftuar krimin e jakave të bardha (siç njihen ndryshe zyrtarët e nivelit të lartë)

    Altin Dumani e ka nisur karrierën në vitin 1999 në Sarandë dhe sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

    Dumani është një nga prokurorët e vetëm që la “pa fjalë” edhe të dërguarin (vëzhguesin) e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

    Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

    Profili i Altin Dumanit

    Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK. Ai mori 5 vota, e ndërsa procesi u ndoq nga afër edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Dumani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta në Shqipëri.

    Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha.

    Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhërarreste ndërsa u arrestuan 9 prej tyre. Ndërsa 18 të tjerë, mes të cilëve emra të bujshëm të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja, por edhe një avokat, janë shpallur në kërkim. Sipas kreut të SPAK, katër nga grupet kriminale operonin në Elbasan, një në Durrës dhe tre të tjerë në Tiranë.

    Altin Dumani njihet edhe si prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona, mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujes Enkeleda Hoxha që lironte të fortët nga qelia.

    Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

    Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

    Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë.

    Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

    Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit. “Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës”.

    Ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ftuari i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i tha Dumani: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit