20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Shuplaka” e Besnik Mustafaj për Berishën: Mos u merr me Yuri Kim, se ajo përfaqëson SHBA

    I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të ambasadores së SHBA Yuri Kim.

    Sipas Mustafajt Berisha nuk bën mirë që përplaset me ambasadoren amerikane, pasi ajo përfaqëson SHBA-të në vendin tonë.

    Ai theksoi se nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH.

    Mustafaj: Unë vazhdoj të jem i mendimit që Berisha nuk bën mirë që përplaset em Kim dhe DASH. Unë e kam thënë që ambasadorja amerikane përfaqëson DASH.

    Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se Kim jep mendimet e veta. Nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH. Berisha duhet të ruaj profilin e pretendentit për kryetar të PD, ish-kryetarit të PD dhe ish-presidentit.

    Kundërshtari i tij është Rama jo Ambasada amerikane. Çështjet me DASH Berisha i ka bërë që në fillim.

    Xhokaxhi: Duket se nga ana e SHBA çështja është shumë serioze. Kim njohu Alibeajn, sekretarja amerikane që do të vijë në 28 prill do të takojë Alibeajn dhe Tabakun, si e komenton?

    Mustafaj: SHBA, DASH janë konseguent të një deklarate që kanë bërë se ne nuk mbajmë marrëdhënie me Berishën dhe mbështetësit e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit