-5.5 C
Tirana
E enjte, 1 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Si do ta priste sot Xha Braho udhëheqjen? Mehdi Malkaj: Me ndonjë dorë hashash

    Mehdi Malkaj u bë i famshëm në skenën shqiptare për rolin e Xha Brahos, fshatarit në telekomedinë “Gjuetia e Fundit” që priti Enver Hoxhën në shtëpinë e tij, gjatë vizitave të Diktatorit në popull.

    Në atë kohë, Xha Braho theri dashin e vetëm për udhëheqësin, por sot, si do e priste ai të parin e vendit?

    “Tani me këtë gjë nuk merresh Xha Braho, merrej Sillo (personazhi i interpretuar nga Koço Devole) e ke parasysh kur sjell dashin dhe i thotë “jo këtë, po tjetrin”. Tani vetëm në qoftë se i jep ndonjë dorë hashash”, thotë Malkaj.

    “Ose të shesë veshkën se s’ka ç’bën tjetër bujku i shkretë. Udhëheqja mbase ka ndryshuar por fshatari bujku i shkretë është po ai që ka qenë”.

    “Unë them që ne jemi katandisur shumë mirë, jemi katandisur shumë mirë. Është më e bukur kjo se jemi katandisur shumë keq. Jemi katandisur shumë mirë. S’ke ku ta kapësh më. Ky është fshatari Xha Braho”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit